Boston, 23.06.2025
Në Boston të ShBA-së u mbajt gara ndërkombëtare i-WISE Global Finals, e organizuar nga Oscar Education, ku morën pjesë 32 shtete nga e gjithë bota.
Ergin Paqarizi nga Malisheva dhe Eldar Gashi nga Lipjani ngritën lart emrin e Kosovës duke fituar vendin e dytë në kategorinë STEM – Biologji dhe duke u shpërblyer me medalje të artë!
Dyshja garoi me projektin e tyre shkencor inovativ:
“Bee Venom: A Revolutionary Agent in the Fight Against Cancer” – një ide premtuese në luftën kundër kancerit që tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare.
IëWISE Global Final është një pavion ekspozitash ku të rinjtë vijnë me punimet e tyre — art, projekte STEM, teknologji, talent dhe robotikë — dhe i prezantojnë në një stand me tavolinë dhe bord ekspozitash në hapësira të veçanta.Kategoritë:
Art – siç janë vizatimet, fotografitë, riciklimi, artet kreative.
Talent – duke përfshirë shkrimin krijues, kërcimin, muzikën, foljen publike, filmat e shkurtër, spelling bee.
STEM – në fushat e biologjisë, kimisë, informatikes, inxhinierisë, matematikës, fizikës, etj.
iTECH – AI, dizajn grafik, zhvillim lojërash, filmi i animuar, programim.
Robotikë – robot që ndjek vijën, zgjidh maze, mini-sumo, lego-sumo.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit