Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar të dielën se njësia B1 e Termocentralit Kosova B është kthyer në operim, pas realizimit të disa sanimeve.
KEK-u ka njoftuar se ndërhyrjet janë realizuar në kohë më të shkurtër sesa që ishte parashikuar.
“Kjo ndërhyrje e suksesshme dëshmon edhe një herë kapacitetin dhe përgatitjen profesionale të stafit të KEK sh.a., si dhe aftësinë për menaxhimin me përgjegjësi të proceseve të ndërlikuara teknike në funksion të sigurisë së furnizimit me energji”, thuhet në njoftimin e Korporatës Energjetike.
Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, Gramos Hasani, u tha se i ka falënderuar punonjësit.
“Ky sukses është rezultat i punës ekipore dhe përkushtimit të secilit prej jush. Ju falënderoj thellësisht për profesionalizmin dhe vullnetin që treguat në këtë ndërhyrje kaq të rëndësishme dhe sfiduese. Menaxhmenti dhe unë personalisht kemi qenë pranë jush gjatë gjithë kohës për të ofruar përkrahjen tonë, dhe sot ndjehemi krenarë për ju!”, ka thënë ai.
Njoftimi i KEK-ut:
Punimet kryesore të realizuara gjatë kësaj periudhe përfshijnë:
- Sanimi i rrjedhjeve në kaldajë, me ndërrimin e rreth 30 gypave të dëmtuar në nivele të ndryshme;
- Sanimi i rrjedhjeve në kondenzator, me eliminimin e rreth 410 gypave me rrjedhje;
- Intervenime në skarën 1 dhe 2, me qëllim përmirësimi të performancës së djegies;
- Riparime në barrierën termike të pompës furnizuese PF1;
- Sanimi i defekteve në filtrin elektrik, në 7 nga 8 fushat e tij, me angazhim të pandërprerë teknik.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi