Prishtinë, 22 shtator 2025
Klinika e Pediatrisë në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka pranuar një donacion për fëmijët e shtrirë në këtë klinikë, nga Kids Zone Kosova – Jumbo.
Sipas njoftimit, donacioni përfshin pajisje për Repartin Intensiv të Klinikës së Pediatrisë e cila përmban katetera venoz qendror dhe periferik në vlerë prej dhjetë mijë eurove. Si dhe material didaktik për Shërbimin e Logopedisë në vlerë prej një mijë eurove, duke kontribuar në përmirësimin e mirëqenies së tyre psikologjike dhe fizike.
UD, drejtori i QKUK-së, Mentor Zejnullahu, falënderoi donatorët për këtë kontribut human dhe të mirëpritur, duke theksuar rëndësinë që kanë këto ndihma për pacientët më të vegjël në një fazë të ndjeshme të jetës së tyre.
“Ky donacion është një gjest i madh solidariteti. Fëmijët tanë meritojnë kujdesin dhe përkrahjen më të mirë të mundshme, dhe çdo ndihmë që vjen në këtë drejtim është e çmuar. Falënderojmë donatorët për përkushtimin dhe ndjeshmërinë e treguar ndaj këtyre fëmijëve”, tha ai.
Stafi i Klinikës së Pediatrisë, prindërit dhe vetë fëmijët kanë shprehur mirënjohje për këtë nismë, e cila vjen si shembull i mirë i bashkëpunimit ndërmjet komunitetit dhe institucioneve shëndetësore.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind