Në kuadër të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë (nga 16 deri me 22 shtator), në gjithë Kosovën janë zhvilluar aktivitete për të promovuar lëzivjen pa makina, me qëllim të ruajtjes së ambientit, duke përdorur mjete që nuk e ndotin ajrin.
Ministri në detyrë i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka ftuar qytetarët që jo vetëm gjatë javës evproiane të lëvizhmërisë, por edhe në përditëshmërin e zakonshme për më shumë ecje dhe përdorim të mjeteve të pastra, pasi transporti mbetet burim kryesor i ndotjes në vend.
Në kuadër të kësaj jave, ministria në fjalë ka investuar në projektin për vendosjen e 10 eko-ulëseve solare në dhjetë komuna.
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka pritoritet tri shtylla kryesore të punës së saj:
- Reformat ligjore dhe strategjike – miratimi i ligjit të ri për transportin, hartimi i strategjisë multimodale dhe fokusimi në zhvillimin e hekurudhave.
- Planifikimi hapësinor dhe bashkëpunimi me komunat – integrimi i transportit të qëndrueshëm, përkrahja e transportit publik më të përballueshëm dhe nxitja e biletave mujore me kosto të ulët.
- Projektet konkrete – investime në modernizimin e hekurudhave, përfundimi i linjave kryesore dhe miratimi i Sistemit Inteligjent të Transportit nga BE.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind