Prishtinw,19 shtator 2025
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës beson se Gjykata Speciale do t’i shpallë të pafajshëm ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë.
Murati bëri këto komente pas mbledhjes së Qeverisë, kur u pyet për dëshminë e ish-ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin.
“Ne shpresojmë, besojmë dhe urojmë në pafajësi, pra që Gjykata të nxjerrë verdiktin e pafajësisë për të gjithë ata që po gjykohen atje dhe të kthehen këtu. Pastaj janë çështje të tjera ato se çfarë ka ndodhur gjatë procesit të qeverisjeve”, tha Murati.
Ai gjithashtu shtoi se Qeveria vazhdon të mbajë qëndrim kritik ndaj Gjykatës Speciale:
“Sa i përket Gjykatës Speciale si të tillë, ne qysh atëherë e kemi thënë të njëjtin qëndrim që ka qenë dhe është gjykatë e padrejtë dhe ne besojmë në pafajësinë e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, deklaroi Murati.
Në bazë të aktakuzës së ZPS-së, e publikuar në shkurt të vitit 2023, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-shefi i deputetëve të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, akuzohen për ndërmarrje të përbashkët kriminale lidhur me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë periudhës 1998–1999.
Sipas ZPS-së, të akuzuarit janë përfshirë në rreth 100 vrasje dhe trajtim mizor në rreth 40 qendra ndalimi. Ish-drejtuesit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së kanë mohuar të gjitha këto akuza, duke thënë se UÇK-ja kishte për qëllim luftimin e forcave serbe dhe jo të civilëve, dhe se komandantët e zonave kishin peshën kryesore në hierarki.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit