Beograd 18 Shtator 2025
Protestë në Beograd, në sheshin Slavija, me thirrjen e studentëve në bllokadë, 15 mars 2025.
Akuzat e Kremlinit kundër Bashkimit Evropian (BE), por pa prova.
Kjo është mesazhi kryesor i shërbimeve ruse të inteligjencës, të cilat akuzojnë Bashkimin dhe vendet anëtare të tij se qëndrojnë pas demonstratave antiqeveritare në Serbi.
Ndërsa më 1 nëntor shënohet përvjetori i vdekjes së 16 personave në një aksident që ndezi protestat masive, mijëra demonstrues që kërkojnë përgjegjësi nga pushteti, Kremlini i sheh si “trushpëlarë”.
Në një komunikatë të Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR) më 15 shtator, thuhet se është në veprim “veprimtaria nënversive” e Brukselit.
Studentët në bllokadë të fakulteteve, të cilët udhëheqin protestat, përshkruhen si “rinia që po radikalizohet” dhe që “po kalon nga protesta paqësore drejt metodave ‘revolucionare’ të luftës dhe dhunës”.
“Qëllimi i rrymës liberale evropiane është që në pushtet, në këtë vendin më të madh ballkanik, të sjellë një udhëheqje të bindur e besnike ndaj Brukselit”, ka porositur SVR-ja.
Ivana Strander, bashkëpunëtore e Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracisë nga Uashingtoni, vlerëson se Kremlini vazhdon mbështetjen për regjimin e presidentit Aleksandar Vuçiq, i cili tash tri vjet refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.
“Presidenti rus Vladimir Putin e përdor Ballkanin për të anashkaluar sanksionet dhe për të financuar makinerinë e tij të luftës. Po ashtu, Putinit i përshtatet kaosi në Ballkan, dhe Vuçiq e ndihmon në këtë”, vlerëson ajo.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit