Prishtinë, 17 shtator 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me zyrtarin e lartë të Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit, Brandon Hanrahan.
Osmani ka thënë se gjatë kësaj bisede telefonike është përqendruar në rëndësinë e ruajtjes së aleancës mes Kosovës dhe SHBA-së dhe sigurimit të koordinimit të ngushtë me të.
Ajo ka theksuar se si presidente e Kosovës do të angazhohet me administratën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump për ta ruajtur dhe mbrojtur aleancën mes dy vendeve.
“Sot pata një bisedë telefonike me zyrtarin e lartë të Byrosë së @StateEUR, Brandon Hanrahan, gjatë së cilës u fokusova në rëndësinë e ruajtjes së aleancës sonë të fortë dhe sigurimin e koordinimit të ngushtë me partnerin tonë kryesor. Aleanca e fortë me SHBA-në ka qenë gjithmonë në dobi të popullit tonë, të sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe integrimit euroatlantik. Si presidente e vendit tim do të angazhohem me administratën e presidentit Donald Trump për ta ruajtur dhe mbrojtur aleancën tonë të bazuar në besim dhe bashkëpunim të ndërsjellë”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit