Prishtinë, 16 shtator 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, të cilin e ka falënderuar për angazhimin e tij gjatë mandatit në Kosovë.
Sipas Presidencës, duke ritheksuar se Gjermania mbetet partner strategjik i rëndësishëm i Kosovës, Osmani ka thënë se partneriteti ndërmjet dy shteteve është në rritje të vazhdueshme.
“Me këtë rast, u veçua rëndësia e thellimit të marrëdhënieve ekonomike, të cilat janë forcuar edhe falë kontributit të çmuar të mërgatës kosovare në Gjermani, që përmes investimeve dhe angazhimit të tyre përbëjnë një urë të fuqishme lidhëse mes dy vendeve dhe popujve tanë”, thuhet në njoftim.
Gjatë takimit, Presidentja po ashtu ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Kosovës përgjatë viteve ‘përfshirë edhe mbështetjen për rrugën drejt integrimit euroatlantik’
“Po ashtu, ajo vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në sektorë të ndryshëm përmes projekteve të shumta zhvillimore. Presidentja Osmani i uroi ambasadorit Rohde suksese të mëtejshme në angazhimet e tij të ardhshme”, theksohet në njoftim.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind