Hagë, 16 shtator 2025
James Rubin tha në Hagë se në Kosovë nuk ka parë asgjë që i ngjason Shtabit të Përgjithshëm në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Dëshmitari tha se përveç që nuk ka parë ndonjë Shtab, ai nuk ka parë ndonjëherë as gjeneral.
“Unë nuk kam parë asgjë në Kosovë që i përngjante Shtabit të Përgjithshëm. Nuk ka pas ndonjë Shtab për gjeneralët në kontekstin e Kosovës. Unë s’kam pa ndonjëherë gjeneral. Unë s’kam pa ndonjëherë Shtab të Përgjithshëm të gjeneralëve”, tha James Rubin.
Kjo deklaratë e James Rubin erdhi pasi deklaroi se UÇK-ja nuk kishte as strukturë.
Përveç kësaj, gjatë dëshmisë, Rubin tregoi për qëndrimet e diplomatit Christopher Hill kundër UÇK-së.
Dëshmitarit gjatë dëshmisë iu prezantua një pjesë e një libri ku Rexhep Selimi kishte treguar se edhe pasi komandantët e zonave kishin rënë dakord që marrëveshja të nënshkruhej, Adem Demaçi insistonte të kundërtën dhe donte që të shtronte ndikimin mbi ata. Sipas Selimit, kjo ishte arsyeja që Adem Demaçi i kishte ftohur raportet me komandantët e UÇK-së.
Kur sërish iu përmend “Shtabi i Përgjithshëm” duke u thirrur në atë që ata ishin të gatshëm të nënshkruante, dëshmitari tha se ka problem me këtë term. Megjithatë, tha se personi që i ka shkruar këto gjëra nuk duket shumë i besueshëm pasi ai ka dyshuar që NATO-ja do të ndërhynte.
Rubin tha se si duket ky person nuk e ka kuptuar se si funksionon NATO dhe perëndimi ose nuk ka qenë i informuar siç ishte Thaçi në Rambuje.
James Rubin tha të martën në Hagë se Adem Demaçi hezitonte nënshkrimin e marrëveshjes në Rambuje sepse nuk e kishte premtimin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia dhanë Hashim Thaçit.
Sipas Rubin, ky premtim kishte të bënte me faktin që në rast se Thaçi do nënshkruante marrëveshjen dhe pala serbe nuk do e bënte, atëherë ata do të angazhoheshin për fushatë ajrore kundër Serbisë. “Hashim Thaçi kishte diçka që Adem Demaçi nuk e kishte- që ishte premtimi nga SHBA dhe nga ushtria ushtarake nga perëndimi, bota, nga NATO-ja. Këtë premtim e kishte vetëm Hashim Thaçi në duar që në qoftë se ai nënshkruan dhe serbët nuk nënshkruajnë atëherë SHBA do të fillonte fushatën ajrore dhe bombardimet kundër Serbisë”, tha ai.
Ai tha se përveç Thaçit, askush nuk e ka pasur në duar të veta një premtim siç i ishte bërë Thaçit.
“Askush nuk e kishte në duart e veta këtë premtim përveç Hashim Thaçit. Bota e dinte këtë gjë përmes artikujve publik dhe ne e kishim bërë të qartë, ia kam thënë drejtpërsëdrejti unë vetë me gojën ti, po ashtu edhe Madeleine Albright, e po ashtu edhe Wesley Clark”, tha ai.
Fakti që Thaçi e kishte në dorë një premtim të tillë, sipas Rubin i jepte fuqi atij.
Dëshmitari James Rubin tha në Hagë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk kishte strukturë komanduese.
Kjo deklaratë e dëshmitarit erdhi pasi u pyet se në një strukturë ushtarake siç ishte UÇK-ja a do të ishte me rëndësi të dihej se kush caktonte kë në pozita hierarkike.
“Në qoftë se ne do të pajtoheshim se kishte strukturë ushtarake UÇK-ja, po. Unë këtë e kundërshtoj sepse nuk mendoj që ka pasur ndonjë strukturë ushtarake UÇK-ja”, tha dëshmitari.
Dëshmitari pohoi se Adem Demaçi ishte kundër çdo marrëveshje që nuk e kishte pavarësinë e Kosovës dhe se Thaçi po tentonte që ta bindte atë që të arrihej ajo e Rambujesë.

Ministria e Arsimit ndan mbi 103 mijë euro për abetaret e diasporës
Haxhiu për gërmimet në Kalludër: Zhvillim i rëndësishëm në përpjekjet për ndriçimin e fatit të të zhdukurve
Publikohet lista preliminare e të vrarëve dhe të zhdukurve në luftë
Prokuroria Speciale pritet të kërkojë paraburgim për dy të dyshuarit pas zbulimit të varrezës masive në Zubin-Potok
Mitrovica investon në mirëmbajtje të ndriçimit publik
Serbia i mbajti të fshehura krimet e kryera në Kosovë- Blakaj bën thirrje për ngritje të aktakuzave