Prishtinë, 16 shtator 2025
Ministrja e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, njëkohësisht kryesuese aktuale e OSBE-së, para se të vinte në Prishtinë për një vizitë zyrtare, qëndroi në Beograd.
Atje ajo u interesua për situatën me protestat dhe kërkesat e tyre drejt qeverisë serbe, si dhe për kushtet në të cilat po funksionon shoqëria civile.
Valtonen vuri në dukje se qeveria atje i ka shtypur me dhunë protestat që shpërthyen kundër pushtetit të Aleksandar Vuçiq.
“Në muajt e fundit, në Serbi ka pasur protesta në shkallë të gjerë pothuajse çdo ditë. Kryesisht, studentët kanë qenë pas tyre. Qeveria gjithashtu i ka shtypur demonstratat me dhunë. Vizitova kryeqytetin e Serbisë, Beogradin, për t’u njohur me situatën si kryesuese e OSBE-së. E filluam ditën duke u takuar me stafin në terren të OSBE-së, si dhe me një sërë të gjerë përfaqësuesish nga shoqëria civile. Diskutuam situatën në vend dhe protestat, mbrojtjen e kushteve të funksionimit për shoqërinë civile dhe kërkesat e aktorëve ndaj qeverisë së vendit”, ka shkruar Valtonen në X
Ajo atje njoftoi se është takuar me kryeministrin serb Macut, ministrin e Jashtëm Marko Gjuriq dhe kryetaren e Parlamentit, Ana Bërnabiq.
“Theksova se si liria e tubimit paqësor është një shtyllë qendrore e demokracisë”.
Më pas, kryediplomatja finlandeze shpalosi kërkesat e porositë që ia la krerëve serbë në Beograd. Mes tyre si kusht për rrugën e Serbisë drejt BE-së ishte edhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.
“Serbia është një shtet pjesëmarrës në OSBE dhe një vend kandidat për në BE. Ne duam ta mbështesim Serbinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Parakushti i saj është që qeveria e vendit të çrrënjosë korrupsionin, të zbatojë reforma që forcojnë sundimin e ligjit dhe liritë e njerëzve dhe të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën”.

Kandiqi i reagon Daçiqit: Politika jote rezultoi me varreza masive t`shqiptarëve
Kurti emëron 27 zëvendësministra
Seancë dëgjimore për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën në Kongres, i ftuar zyrtari i State Departamentit
Kurti thirrje liderëve politikë: Ta zgjidhim çështjen e presidentit
Kurti premton pagë mesatare mbi 1 mijë euro dhe dyfishim të shtesave për fëmijë
Zgjidhet Qeveria Kurti 4
Procedurat e Apelit që duhen ndjekur mbrojtjet e ish-krerët e UÇK-së
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës