Prishtinë, 08 shtator 2025
Eksperti i sigurisë,Drizan Shala lidhur me rastin e çiftit të dyshuar për spiunazh për Serbinë në Kosovë tha se është ngjarje serioze që duhet të trajtohet me të njëjtin standard si në shtetet e Bashkimit Europian, përfshirë Kroacinë.
“Siç Kroacia ka ndërtuar mekanizma të fuqishëm kundërzbulimi për të mbrojtur institucionet dhe qytetarët e saj nga ndikimet e huaja, edhe Kosova po tregon se posedon kapacitet për të identifikuar dhe neutralizuar kërcënime të tilla”, tha ai për GazetaBlic.
Sipas tij, ky rast është një dëshmi e qartë se spiunazhi dhe aktivitetet hibride nuk njohin kufij prandaj Kosova duhet të forcojë bashkëpunimin me shtetet partnere si Kroacia, të cilat kanë përvojë në përballjen me sfida të tilla duke rritur shkëmbimin e informaciionit dhe koordinimin në fushën e sigurisë.
Shala gjithashtu theksoi sigurinë kombëtare si prioritet absolut.
“Mesazhi është i qartë: si në Kosovë ashtu edhe në Kroaci, siguria kombëtare mbetet prioritet absolut. Çdo tentativë për depërtim nga shërbimet e inteligjencës armiqësore do të hasë në kundërpërgjigje të shpejtë dhe të vendosur.”
Rasti i arrestimit në Kroaci të oficerit ushtarak kroat dhe partneres së tij serbe mbi dyshimet për spiunazh, i bërë i njohur në fund të gushtit, vazhdon të jetë plot me të panjohura, ashtu sikurse veprimtaria të cilën ata akuzohen ta kenë kryer në Kosovë, shkruan Gazeta Blic.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind