Prishtinë, 09 shtator 2025
Në rrethana ende të paqarta, një i ri nga Podujeva u privua nga jeta nga një bashkëfshatar i tij, gjatë vikendit të fundit, raporton “teve 1”
Ngjarja tragjike ndodhi brenda një veture, dhe dorasi shtiu disa plumba mbi viktimën. I dyshuari Arbër Havolli është akoma në arrati.
Në shtatë muajt e parë të vitit, në Kosovë u shënuan tetë raste të vrasjeve.
Ngjarjet tragjike si ajo e së shtunës në Podujevë, sipas nënkolonelit në pension të Policisë së Kosovës, Refki Morina, vënë në pah sfidat për sigurinë publike.
“Është mirë që ti minimizohen rastet e tilla të vrasjeve sidomos të preventohen ato e të mos vije deri të vrasjet. Duhet të ndërmerren hapa konkrete nga Policia, Prokuroria e Gjyqësia në mënyrë që të mos lejohen kontekste pronësore juridike ose kontekste te tjera të cilat i paraprinë veprave penale të vrasjeve. Unë mendoj që duhet tërë spektri i sigurisë i gjyqësisë dhe prokurorisë të bëhen hapa konkrete që të mos vije deri te vrasjet”, ka thënë Morina.
Popullata mban me vete armë ilegale për të cilat vazhdimisht kemi pretenduar që të gjendet një mundësi që këto armë ilegale të dorëzohen atje ku është vendi dhe të kthehen nga ilegale ne legale. Unë mendoj që Ministria e Punëve të Brendshme, Policia, por edhe institucione tjera të sigurisë të bëjnë hapa konkret të gjejë një mundësi në mënyra që t’i stimuloj personat që kanë armë ilegale t’i dorëzojnë ato dhe të kalohet në legale”, shprehet ai.
Kurse edhe sipas avokatit Asdren Bytqi, numri i madh i armëve pa leje në duart e qytetarëve po shpien në raste të tilla.
Në disa statistika të cilat Policia e Kosovës ia ka siguruar televizonit, shihet se gjatë janarit deri në korrik të vitit të kaluar, numri i vrasjeve ishte dhjetë, kurse këtë vit u shënuan tetë vrasje.
Nga Policia treguan se deri më tani kani konfiskuar 1039 armë.

Mesi i muajit maj mund të sjell vendimin final për ish-krerët e UÇK-së
Zgjedhjet e reja, Haxhiu pret në një takim kryetarin e KQZ-së
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për person të zhdukur nga lufta
Gjykimi për krime lufte ndaj Grujica Veljoviq mbahet në mungesë
Reagime të shumta, shkruhet saktë Prishtina në kompanitë e njohura gjermane
3.2 milionë euro mbështetje financiare për projekte ndërkufitare Kosovë – Maqedoni e Veriut
Trump hedh poshtë propozimin iranian: Nuk do ta heqim bllokadën detare pa marrëveshje bërthamore
Haxhiu takon nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve
Dogana e Kosovës konfiskon mbi 122 mijë euro në veturën që e drejtonte shtetasi rumun