Mitrovicë Veriore, 20 Qershor, 2025
Lideri i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, ka reaguar ndaj paralajmërimeve për ndërtimin e dy urave mbi Lumin Ibër. Në një postim në profilin e tij ai ka alarmuar qytetarët për sic thotë ai planin për rrënimin e monumentit “Ëngjelli i Bardhë” i cili në Mitrovicë është vendosur pas luftës dhe u kushtohet viktimave të bombardimeve.

“Përveç faktit që autoritetet etno-nacionaliste dështuan ta largonin KFOR-in nga ura kryesore dhe kështu të paraqisnin dominimin e qartë të shumicës shqiptare mbi pakicën serbe në veri, ata vendosën për një tjetër veprim të dëshpëruar. Në këtë mënyrë, përveç ekspozitave të tyre, ata duan të na lënë një gjurmë – duke shembur monumentin “Engjëlli i Bardhë” në Mitrovicën e Veriut. Ne kërkojmë reagimin e menjëhershëm të KFOR-it, organizatave ndërkombëtare dhe ambasadave, si dhe vendosmërinë e tyre të qartë për të mbrojtur monumentin dhe për të parandaluar përpjekjet e mëtejshme për të fshirë gjurmët e pranisë serbe në Kosovë. Heshtja në këtë rast do të ishte bashkëfajësi”, shkroi Arsenijeviq në Facebook.

Ministria e Arsimit ndan mbi 103 mijë euro për abetaret e diasporës
Haxhiu për gërmimet në Kalludër: Zhvillim i rëndësishëm në përpjekjet për ndriçimin e fatit të të zhdukurve
Publikohet lista preliminare e të vrarëve dhe të zhdukurve në luftë
Prokuroria Speciale pritet të kërkojë paraburgim për dy të dyshuarit pas zbulimit të varrezës masive në Zubin-Potok
Mitrovica investon në mirëmbajtje të ndriçimit publik
Serbia i mbajti të fshehura krimet e kryera në Kosovë- Blakaj bën thirrje për ngritje të aktakuzave