Prishtinë, 08 shtator 2025
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do t’i dërgojë nesër Gjykatës Kushtetuese komentet e saj për çështjen e konstituimit të Kuvendit, konfirmoi për KosovaPress, këshilltari i saj për media, Bekim Kupina.
“Siç e dini, Gjykata Kushtetuese tashmë ka vendosur masë të përkohshme deri më 30 shtator. Në lidhje me meritat e rastit, Presidentja do t’ia dorëzojë Gjykatës Kushtetuese komentet e saj për çështjen në fjalë brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata, pra nesër më 9 shtator”, tha Kupina.
Ai tha se “qëndrimi i Presidentes gjithnjë ka qenë se askush nuk duhet ta ketë të drejtën t’i bllokojë institucionet, e rrjedhimisht shtetin. Ashtu siç parashihet në 57 (4) të Kushtetutës, realizimi i të drejtave të komuniteteve është i pandashëm nga detyrimi për t’i respektuar ligjet e Republikës së Kosovës dhe për të mos i cenuar të drejtat e të tjerëve”.
Kushtetuesja ka vendosur masë të përkohshme përmes së cilës ndalohet çdo veprim i deputetëve të Kuvendit si dhe zhvillimi i ndonjë procedure për formimin e qeverisë së re.
Masa e Gjykatës Kushtetuese – që erdhi pas ankesës së Listës Serbe – u bë publike javën e kaluar dhe do të jetë në fuqi deri më 30 shtator.
Lista Serbe i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese më 30 gusht, pasi kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit, Dimal Basha, mori vendim që zgjedhja e dy nënkryetarëve të Kuvendit nga radhët e komuniteteve jo shumicë të bëhet ndaras dhe jo në pako, sikurse ka qenë praktika e kaluar.
Kësisoj, nga radhët e komuniteteve joserbe, Emilja Rexhepi u zgjodh nënkryetare, mirëpo dhjetë deputetë të komunitetit serb, përfshirë edhe Nenad Rashiq, dështuan të sigurojnë 61 votat për të marrë këtë post.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit