Prishtinë, 07 shtator 2025
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj akuzave të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili e ka fajësuar atë për organizimin e protestave në Serbi.
Gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, Kurti theksoi se protestat në Serbi janë shprehje e pakënaqësisë së vetë qytetarëve serbë dhe jo ndonjë ndërhyrje nga Kosova.
“Duhet pasur kujdes edhe për adresat ku po informohemi dhe kush po i thotë ato. Nëse ata që e kanë për detyrë të informojnë nuk kanë filtrat e lajmeve, nëse nuk i bëjnë me qëllim, duhet ne të kemi filtrat tonë të këtyre informacioneve, shpesh dezinformuese. Nuk ka si të mos të lidhet me fqinjët tanë veriorë, me të cilët kemi kontrast të thellë, edhe sa i përket të kaluarës, tashmes dhe të ardhmes. Ne luftojmë krimet e luftës, i zbardhim ato, ndërkaq ata nuk i pranojnë dhe i mohojnë krimet e kryera. Meqenëse ne dëshirojmë BE-në dhe NATO-n, Serbia po orientohet nga Federata Ruse. Ju e patë që Vuçiq më kishte akuzuar mua se unë po i organizoj e urdhëroj protestat atje, se ato po bëhen nga ne. Kjo nuk është çudi, po ndodh me të gjithë diktatorët që janë shkëputur nga populli i tyre, të cilin e shtypin dhe nuk i besojnë. Në rrethana kur nuk i beson popullit, gjithçka po duket se ia bëjnë nga jashtë. Aleksandër Vuçiqit protestat po ia organizon populli i Serbisë, dhe jo kryeministri i Kosovës,” ka thënë ai.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit