Prishtinë, 06 shtator 2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar Listën Votuese për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.
Sipas kësaj liste, numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në këto zgjedhje është: 2,069,098 votues.
Sipas të dhënave nga Lista Votuese, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, në Republikën e Kosovës është 2,025,105 votues, ndërkaq numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar me postë nga jashtë Kosovës është 43,993 votues.
Procesi zgjedhor në Republikën e Kosovës, do të organizohet në 938 Qendra të Votimit me gjithsej 2,625 vendvotime, prej të cilave 910 Qendra të Votimit për votimin e rregullt me 2,571 vendvotime dhe 38 Qendra të Votimit për votimin me kusht me gjithsej 54 vendvotime.
Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ mori vendim për miratimin e përmbajtjes dhe dizajnit të fletëvotimeve për çdo komunë për Zgjedhjet Lokale 2025.
Në kuadër të përgatitjes së Zgjedhjeve Lokale, KQZ mori dhe disa vendime të tjera:
Vendim për përcaktimin e formulës për përbëjren e Këshillave të Vendvotimeve për Zgjedhjet Lokale 2025;
Vendim për pëcatimin e formulës për përbërjen e ekipeve të numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit për Zgjedhjet Lokale 2025;
Vendim për caktimin e numrit maksimal të votuesve në vendvotime për Zgjedhjet Lokale 2025;
Vendim për caktimin e numrit të Qendrave të Votimit me kusht dhe vendvotimeve me kusht për Zgjedhjet Lokale 2025;
Vendim për mbikëqyrjen e procesit të shtypjes së fletëvotimeve, broshurave dhe Listës Votuese për Zgjedhjet Lokale 2025.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit