Prishtinë, 06 shtator 2025
Me largimin gradual të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian janë zhbllokuar fonde për Kosovën nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), thonë në qeverinë në detyrë.
Sipas tyre, pas rifillimit të mbajtjes së takimeve në kuadër të nënkomiteteve të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit (MSA) janë aprovuar edhe projekte me të cilat Kosova ka aplikuar në fusha si energjia apo digjitalizimi.
Masat ndëshkuese ndaj Kosovës janë vendosur në vitin 2023 pas tensioneve në veri të vendit. Fillimi gradual i tyre ka nisur tek në muajin korrik të këtij viti, pas paralajmërimit të bërë nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas.
Në lidhje me projektet konkrete që Kosova ka përfituar me largimin gradual të masave ndëshkuese nuk u përgjigjën në Bashkimin Evropian.
Mirëpo, Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit në detyrë për Integrime Evropiane, Besnik Bislimi, thotë për KosovaPress, se BE-ja ka zhbllokuar fonde për Kosovën e ka aprovuar projekte të reja.
Ai ritheksoi se Kosova ka përmbushur të gjitha hapat e kërkuar nga BE-ja për heqjen e masave, andaj unioni evropian duhet t’i heqë të njëjtat sa më parë.
“Që në krye të herës, Kosova i ka përmbushur hapat e kërkuar nga Bashkimi Evropian për heqjen e masave, bazuar në marrëveshjen e Bratisllavës të 10 korrikut 2023. Edhe pse rekomandimi për heqjen e masave nga Bashkimi Evropian erdhi para një viti, fillimi i largimit të tyre nisi nga korriku i kaluar. Me largimin gradual të masave tashmë kanë rifilluar të mbahen takimet në kuadër të nënkomiteteve të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, janë zhbllokuar fonde nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor (ËBIF) e aprovuar projekte me të cilat kemi aplikuar në fusha si energjia apo digjitalizimi. Qeveria e Republikës së Kosovës rithekson se masat e padrejta të vendosura ndaj vendit duhet të hiqen në tërësi e sa më parë”, thotë Kadiu për KosovaPress.
Në anën tjetër, analisti Visar Imeri, thotë për KosovaPress, se vendi po humb shumë për shkak të masave.
Sipas tij, me largimin gradual të tyre s’po shihen përfitimet, pasi në Kosovë ka një stagnim të madh ekonomik.
“Kosova po humb shumë për shkak të shumës që nuk po investohet në Kosovë të cilat kanë qenë të planifikuara. Po ashtu edhe për shkak të kohëzgjatjes sepse është krejt ndryshe të kishim ato para në fillim të vitit të kaluar e krejt ndryshe t’i marrim pas tri vjetësh. Të gjitha vendet tjera, përfshirë edhe vendet e BE-së ecin tutje, kurse Kosova po stagnon. Këto janë një shumë e dobishme e parave, diku 600–700 milionë para që janë të bllokuara për shkak të sanksioneve. Kur i shtojmë këtu edhe paratë që po presin nga Plani i Rritjes së BE-së që Kosova ende s’ka mundur t’i marrë për shkak që s’kemi institucione funksionale… Kemi një stagnim të madh ekonomik dhe në këtë drejtim Kosova është një prej vendeve të rajonit që do të kishte më shumë nevojë”, deklaron ai.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë