Novi Sad 05. septembar 2025. Protest "Srbijo, da li se čujemo?" reakcija studenata u blokadi i građana na dešavanja ispred Filozofskog fakulteta i DIF-a na uglu Stražilovske i Bulevara cara Lazara Foto:Nova.rs
Novi Sad, 6 shtator 2025
Fjalime, 16 minuta heshtje, ecje, dhe më pas shtypje e pjesëmarrësve të protestës nga kampusi universitar.
Protesta studentore „Serbi, a po dëgjohemi?” në Novi Sad u përfundua me ndërhyrjen e xhandarmërisë.
Studentët e Novi Sadit u bënë thirrje qytetarëve të Serbisë të protestonin për shkak të dhunës policore të dyshuar në disa fakultete të Novi Sadit gjatë ditëve të fundit.
Bëhet fjalë për Fakultetin e Sporteve dhe Edukimit Fizik dhe Fakultetin Filozofik, ku pas disa muajsh bllokimesh studentore, dekanët hynë me shoqërimin e policisë.
Gjatë tubimit, Ministria e Punëve të Brendshme i paralajmëroi pjesëmarrësit që të respektonin ligjin dhe se, në të kundërt, policia do të ishte „e detyruar të reagonte”.
Kujtojmë se, mbrëmë, policia në kampusin e Novi Sadit kreu një aksion të dhunshëm ndaj qytetarëve dhe studentëve, në të cilin u plagosën dhjetëra persona. U përdorën gaz lotsjellës dhe mjete piroteknike, ndërsa qytetarët u shtypën me mjete blinduara dhe shkopinj gome. Pas shtypjes së studentëve, qytetarëve dhe anëtarëve të ekipit mjekësor nga kampusi, forcat e policisë hynë në ndërtesën e Rektoratit.
Policia i shtypte qytetarët drejt shëtitores dhe Bulevardit të carit Lazari. Dëgjoheshin goditje topash dhe shpërthime piroteknike.
„Ka pasur shumë të plagosur. Dëmtime në kokë, duar dhe këmbë nga shkopinjtë e gomës dhe ikja në panik. Më së shumti kemi pasur pacientë që ishin helmuar nga gazi lotsjellës“, tha profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë në Novi Sad, Ivana Bajkin.
Nga ana tjetër, Arkivi i Tubimeve Publike njoftoi se në protestën e Novi Sadit mbrëmë ishin 20,000 njerëz.
„Në protestën e djeshme ‘Serbi, a po na dëgjoni?’ të organizuar nga studentët në bllokadë, para ndërhyrjes së dhunshme të policisë, ishin rreth 20,000 pjesëmarrës.”
Pas protestës, foli edhe Aleksandar Vučić, pas kthimit nga Kina, duke përsëritur fjalën me të cilën iu drejtua protestuesve me fjalën “plehra”

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë