Kamenicë, 05 shtator 2025
Banorët e brezit kufitar me Serbinë, në Karaqevë të Kamenicës, kërkojnë një nënstacion policor që do t`u ofronte siguri banorëve. Shtetasit e Kosovës ndalohen e dënohen nga autoritetet serbe me arsyetime të ndryshme.
Banorët e brezit kufitar me Serbinë, edhe më tej jetojnë nën ankthin e pasigurisë. Provokimet e herëpashershme nga strukturat serbe, lëvizjet e dyshimta përgjatë vijës kufitare dhe incidentet që përsëriten, ua vështirësojnë jetën. Madje shtetasit e Kosovës, ndalohen e dënohen nga autoritetet serbe me arsyetime të ndryshme.
Shqetësim mbetet edhe mungesa e një nënstacioni policor në Karaqevë.
“Kur janë policia e ndiejmë vetën më të sigurt, e kur nuk është policia pasiguria është shumë më e madhe”, tha ndërkaq banori Xhemail Bagjuku, i cili edhe kërkon një nënsatacioni policor në Karaqevë.
Gjithë qytetarët i bien nëpër rrugën kryesore kurse policia e ka të ndaluara për fat të keq dhe KFOR-i me i ra nëpër rrugën kryesore me hy në Karaqevë por bien asaj rrugës anësore.
Me gjithë vështirësitë dhe provokimet, banorët e Karaqevës u bëjnë thirrje institucioneve të sigurisë që ta rrisin kujdesin dhe praninë e tyre në këtë zonë, në mënyrë që ata të mos ndihen të vetëm, por të mbrojtur nga shteti i tyre.

908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind