Prishtinë, 05 shtator 2025
Të Premten në Kosovë pritet të mbajë mot stabil, me diell dhe vranësira të pakta lokale. Vapa verore do të kthehet përsëri, ngase temperaturat do të shënojnë rritje në tërë territorin.
Temperaturat minimale pritet të zbresin deri në 10 gradë Celsius, kurse maksimalet shënojnë rritje të ndjeshme nga 28 deri në 32 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e Premtja sjellë mot kryesisht me diell dhe stabil. Temperaturat do të shënojnë rritje sërish.
Pasdite në disa vise malore priten zhvillime të ndonjë rrebeshi të izoluar të shiut me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.Fundjava vjen me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat do të jenë verore dhe pa ndonjë luhatje që vlen të përmendet. Pasditeve rrallë në disa vise malore mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë