Prishtinë, 04.shtator 2025
Në ditën e dytë të Konferencës Ndërkombëtare për Administratë Publike – “KosovaPAR 2025”, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se Kosova përfaqëson një rast të veçantë të shtetndërtimit pas luftës, i cili sipas tij, është vlerësuar edhe nga organizatat ndërkombëtare si një histori suksesi.
Ai shtoi se Kosova është një rast unik i shtetndërtimit. Kurti tha se qeveria e tij ka synuar të ndërtojë baza të forta për të ardhmen.
“Kjo konferencë, e cila, ashtu siç ishte premtuar në vitin 2023, është shndërruar tashmë në një konferencë vjetore që mbledh pjesëmarrës eminentë nga Kosova, rajoni, kontinenti evropian dhe e gjithë bota. Kosova është, në të vërtetë, një rast sui generis, për vetë faktin që ndërtimi i institucioneve pas luftës është bërë nga një mision i udhëhequr nga Kombet e Bashkuara, në bashkëpunim me BE-në dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Gjatë këtyre 25 viteve, në Kosovë ka ndodhur një proces i veçantë i shtetndërtimit, i pashembullt ndokund tjetër apo ndonjëherë tjetër. Raportet e fundit të organizatave si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, SIGMA, organizata GAP e të tjera dëshmojnë se Kosova është një rast suksesi i shtetndërtimit pas një lufte të tmerrshme. Gjatë këtyre katër viteve të fundit, qeveria që unë udhëheq ka ndërmarrë reforma të thella në të gjithë sektorët, në mënyrë që ndryshimet pozitive të jenë edhe të qëndrueshme në kohë për të ardhmen, por edhe të pakthyeshme, pra që të pamundësojnë hapa prapa”, tha Kurti.
Ministria e Punëve të Brendshme, për të tretin vit me radhë, ka organizuar konferencën ndërkombëtare “KosovaPAR 2025”, e cila këtë vit është fokusuar në temën: “Capacity in Public Administration for or through AI?”
Kjo temë trajton ndikimin e inteligjencës artificiale në ndërtimin e kapaciteteve në administratën publike.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë