Uashington, 04 shtator 2025
Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, e mbrojti të mërkurën mbrëma sulmin e ushtrisë amerikane ndaj një varke të operuar nga një bandë e dyshuar venezuelase dhe paralajmëroi se sulme të tilla “do të ndodhin përsëri”.
Rubio tha se përpjekjet e mëparshme të Shteteve të Bashkuara për ta ndaluar fluksin e drogave të paligjshme drejt Shteteve të Bashkuara dhe më tej nuk kanë funksionuar.
“Ata ndalen vetëm kur t’i hedhësh në erë, kur t’i eliminosh”, tha Rubio gjatë një vizite në Meksikë, duke shtuar se ky është vetëm fillimi i një operacioni më të madh të SHBA-së në rajon.
“Shtetet e Bashkuara e hodhën në erë [varkën] dhe kjo do të ndodhë përsëri. Ndoshta po ndodh tani”, tha Rubio në një konferencë për shtyp.
“Nëse ndodhesh në një varkë plot me kokainë ose fentanil, çfarëdo qoftë, e nisur drejt Shteteve të Bashkuara, atëherë je kërcënim i menjëhershëm për Shtetet e Bashkuara”, tha ai. Më herët, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ushtria vrau 11 njerëz gjatë sulmeve të kryera më 2 shtator ndaj varkës nga Venezuela, që dyshohet se bartte narkotikë të paligjshëm.

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes