Pragë, 03 shtator 2025
Me ethet e luftës që duket se kanë mbërthyer Europën mbarë, nuk ka ngelur pas në drejtim të armatosjes, as Republika Çeke, e cila ka porositur 44 tanke Leopard 2A8 të prodhuara në Gjermani.
Ministrja e Mbrojtjes Jana Chernochova njoftoi se Praga do të blejë 44 tanke në fazën e parë për rreth 1.4 miliardë euro, me dërgesa të planifikuara për vitet 2028-2031.
Çekia po ashtu ka rënë dakord për një opsion për të blerë edhe 14 tanke të tjerë, me porosinë që do të konfirmohet në javët në vijim.
Kroacia po ashtu ka porositur gjithashtu 50 tanke të këtij modeli, por Republika Çeke po porosit veçmas edhe 19 versione të specializuara të 2A8, kështu që mund të ketë deri në 77 në total.
Shteti i Evropës Qendrore po punon për modernizimin e forcave të armatosura, duke blerë armë perëndimore si helikopterë dhe radarë.
Republika Çeke po ashtu ka porositur gjithashtu avionë luftarakë amerikanë F-35. Chernochova njoftoi të mërkurën se Ministria e Mbrojtjes po vazhdon me planin e saj për të blerë armë të vogla nga prodhuesi çek Česká Zbrojovka. Vendi do të armatoset gjithashtu me 18 automjete motorike Supacat Extenda nga LPP çeke.

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes