Nju Jork, 05 shtator 2025
Ish-presidenti amerikan, Joe Biden i është nënshtruar një operacioni për kancerin e lëkurës, tha zëdhënësi i tij.
Nuk dihet ende se kur i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, por një video nga fundi i gushtit e tregoi atë dule dalë nga kisha në Delaware me një shenjë të madhe dhe të freskët në kokë. Zëdhënësi tha për Sky, se ai është duke u shëruar mirë.
Biden iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale Mohs, e cila përfshin heqjen e një shtrese indesh, ekzaminimin e saj nën mikroskop për të parë nëse ka mbetur ndonjë qelizë kancerogjene dhe përsëritjen e saj nëse është e nevojshme.
82-vjeçarit iu hoq nga gjoksi një karcinomë bazale, një nga dy llojet më të zakonshme të kancerit të lëkurës, në vitin 2023.
Mjeku i tij tha në atë kohë se të gjitha qelizat kancerogjene ishin hequr.
Në të njëjtin vit, gruas së Bidenit, Jill iu hoqën dy karcinoma bazale nga afër syrit dhe në gjoks. Ish-presidenti zbuloi gjithashtu këtë maj se kishte kancer të prostatës në fazën e katërt – me sëmundjen që i ishte përhapur në kocka.

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes