Prishtinë, 01 shtator 2025
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka deklaruar se situata pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit nuk është ideale.
Sipas saj, Kuvendi ka legjitimitetin dhe kapacitetin e nevojshëm për të ushtruar mandatin e tij, pavarësisht mosmarrëveshjeve që kanë lindur për zgjedhjen e nënkryetarit të pestë nga radhët e pakicës serbe.
“Por në këto rrethana ne duhet të jemi të qartë, ne duhet të vazhdojmë. Kuvendi ka legjitimitetin dhe kapacitetin për të ushtruar mandatin e vet. Sepse përveç kryetarit të Kuvendit janë edhe katër nënkryetarët që janë zgjedhur. Nëse vetëm një ta kishim prej tyre, do të mund ta mbanim mbledhjen e Kryesisë, sepse nevojiten 4 anëtarë që mbledhja të vazhdojë. Ne nuk duhet që të ndalim punën e institucionit më të lartë përfaqësues të Kosovës, pra Kuvendit. Nuk mund që ky Kuvend të mbetet peng i Listës Serbe”, tha ajo.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë