Bytyqi: Lista Serbe nuk përfaqëson komunitetin serb, duhet të ç’regjistrohet si parti
Prishtinë, 30 Gusht 2025
Profesori, Seb Bytyqi, ka deklaruar se shpesh gabimisht barazohet Lista Serbe me komunitetin serb në Kosovë, gjë që sipas tij është e pasaktë.
Bytyçi thotë se Lista Serbe si parti ka dëmtuar pluralizmin në komunitetin serb. Sipas tij anëtarët e Listës Serbe që nuk janë të përfshirë në krime mund të krijojnë një subjekt tjetër politik, mirëpo vetë kjo parti, me historikun dhe veprimtarinë e saj, sipas tij, i ka plotësuar kushtet për t’u ç’regjistruar.
“Gabimisht barazohet Lista Serbe me komunitetin serb. Një parti nuk mund të barazohet me një komunitet, sepse vetë Lista Serbe e dëmtuar pluralizmin në komunitetin serb edhe këtë gjë e ka konkluduar edhe vetë misioni i mbikëqyrjes së zgjedhjeve nga BE. Pra, deklaratat e përfaqësuesve të BE-së janë në kundërshtim me gjetjet e misionit të BE-së për mbikëqyrjen së zgjedhjeve dhe dëshmitë dita ditës që kjo parti punon kundër rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës dhe nuk duhet të ekzistojë si parti e regjistruar. Njerëzit që nuk janë të përfshirë në krime që janë anëtarë të Listës Serbe, ata mund të formojnë parti tjetër. Mirëpo, kjo parti me këtë formë dhe me bagazhin e saj që e ka është dëshmuar që i plotëson kushtet që të ç’regjistrohet”, tha ai.
Të gjitha materialet e publikuara në këtë web janë pronësi e portalit dhe
mbrohen me ligjet për të drejtën autoriale.
Këto materiale nuk mund të kopjohen, shtypen apo të përdoren për çdo lloj
përfitimi material pa miratimin e drejtuesve të “Veritas Info”.
“Veritas Info” është themeluar me qëllim që të sigurojë akses të shpejtë
dhe të besueshëm në informacion, të promovojë dialogun ndërmjet
komuniteteve dhe të mbështesë transparencën dhe pjesëmarrjen aktive
qytetare në jetën shoqërore dhe demokratike.