Prishtinë, 29 Gusht 2025
Përmes një dekreti, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka harmonizuar listën e vendit për organizatat e huaja terroriste me atë të Shteteve të Bashkuara. Në mesin e organizatave që i janë shtuar listës janë kartele, por edhe Ansar Allah nga Jemeni, apo rebelët Huthi.
Pesidentja Osmani tha se Kosova qëndron pranë SHBA-së në luftën kundër krimit të organizuar transnacional dhe terrorizmit, karteleve të drogës e regjimeve kriminale “sepse udhëheqja amerikane e bën botën më të sigurt”.
“Historia tregon një të vërtetë të thjeshtë: kur Amerika udhëheq, ka më shumë paqe, më shumë siguri dhe më shumë liri globalisht. Kosova gjithmonë do të qëndrojë pranë SHBA-së për të avancuar këtë vizion dhe në përpjekje për të luftuar të gjithë ata që rrezikojnë sigurinë kombëtare të aleates sonë më të rëndësishme”, shkroi Osmani.
Në dekret përmenden dy urdhrat ekzekutiv të Trumpit të lëshuara në janar të këtij viti. Përmes këtyre urdhrave Trump vendosi në listën e organizatave të huaja terroriste një sërë kartelesh, por edhe grupe të tjera.
Për cilat organizata dhe kartele bëhet fjalë?
Më 20 janar, ai lëshoi urdhrin ekzekutiv për të futur në listën e organizatave të huaja terroriste: Cártel del Golfo , Cártel de Jalisco Nueva Generación, Cártel de Sinaloa, Cártel del Noreste, Carteles Unidos, La Nueva Familia Michoacana, Mara Salvatrucha (MS-13) dhe Tren de Aragua.
Ndërkaq, përmes urdhrit të 22 janarit, SHBA-ja shpalli sërish organizatë terroriste Ansar Allah, apo rebelët Huthi në Jemen. Ky grup ka mbështetjen e Iranit.
Gjatë mandatit të tij të parë presidencial, Trump e kishte shpallur rebelët Huthi si organizatë të huaj terroriste, por ai vendim ishte shfuqizuar nga administrata e Joe Bidenit për shkak të shqetësimeve se një gjë e tillë mund të pengonte dërgimin e ndihmave të domosdoshme në Jemen.
Edhe në të kaluarën, Kosova ka harmonizuar listat e organizatave terroriste me ato të shpallura nga SHBA-ja. Një hap të tillë ndërmori më 2020, kur shpalli Hezbollahun e Libanit organizatë terroriste.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri