Prishtinë, 29 gusht 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri më sot në orën 09:00 janë pranuar gjithsej 44,707 aplikime për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, nga të cilat janë aprovuar 36,299 ndërsa janë refuzuar 7,945.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për RTKlive se komunat me numrin më të madh të aplikimeve të miratuara janë Suhareka (2,759), Gjakova (2,697), Deçani (2,078) dhe Klina (2,009). Ndërkohë, shtetet nga të cilat vijnë më së shumti aplikime janë Gjermania me 17,131 dhe Zvicra me 8,862 votues të regjistruar për votim me postë.
Sipas Elezit, shumica e aplikimeve janë refuzuar për shkak se aplikuesit nuk kanë paraqitur dokumente që dëshmojnë adresën e banimit jashtë Kosovës. Dokumentet e kërkuara përfshijnë: dokument identifikues me adresë, vërtetim nga autoriteti lokal, kontratë qiraje, fatura shërbimesh, dokument bankar apo të sigurimit, si dhe dëshmi për qëndrime të përkohshme (rezervim hoteli, konvikt, etj.).

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri