29 gusht, 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar të enjten me shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, dhe Komisioneren e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Kamp.
McGurk bëri të ditur se në takim është diskutuar për angazhimin e institucioneve ndaj komuniteteve jo-shumicë në vend, si dhe për mekanizmat funksionalë që mundësojnë pjesëmarrje politike dhe publike.
“Ne përsëritëm nevojën për një angazhim të vërtetë me komunitetet jo-shumicë për të nxitur besimin dhe shprehëm mbështetje për mekanizmat funksionalë për pjesëmarrje politike dhe publike, me fokus në të drejtat gjuhësore dhe përfshirjen,” shkroi McGurk në rrjetin X.
Gjatë ditës, ai zhvilloi edhe takime me përfaqësues të shoqërisë civile, mediave dhe Avokatit të Popullit, ku morën pjesë Basri Kastrati dhe Majlindë Sinani Lulaj, si dhe me rektorin e Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu. Në fokus të këtyre diskutimeve ishin të drejtat gjuhësore, kohezioni social dhe programet akademike të Ballkanistikës.
Po ashtu, McGurk dhe Komisionerja Kamp u takuan edhe me përfaqësues të Listës Serbe dhe të Demokracisë Serbe, duke diskutuar gjendjen e komunitetit serb në Kosovë.
“Kamp theksoi nevojën për përfaqësim efektiv politik dhe angazhim aktiv të komunitetit për të mbrojtur përfshirjen,” njoftoi OSBE-ja.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri