Prishtinë, 29 Gusht 2025
Të shtunën, me 30 gusht, është Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur.
Kanë kaluar mbi 26 vjet nga lufta e fundit në Kosovë, ndërsa familjarët e afër 1600 personave të zhdukur ende janë duke pritur përgjigje për fatin e tyre dhe vendndodhjen e të dashurve të tyre.
Me 11 identifikimet që janë kryer së fundmi në muajin mars, aktualisht sipas Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, në Kosovë janë edhe 1,577 persona të cilët konsiderohen të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.
Kjo ditë të premten dhe të shtunën do të shënohet me disa aktivitete.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, sot do të bëjë homazhe te Monumenti i Personave të Zhdukur, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë, në Prishtinë, në ora 10:45.
Në dhjetor të vitit 2024, Kosova dhe Serbia ishin pajtuar për zbatim të plotë të Deklaratës për Personat e Pagjetur.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi