Pas deportimit të disa serbëve nga Kosova, ndër të cilët ishte edhe një pjesëtar i pensionuar i MPB-së së Serbisë, gjashtëmbëdhjetë organizata të shoqërisë civile të udhëhequra nga serbët e Kosovës i kanë drejtuar një letër të hapur disa institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, duke kërkuar hetim urgjent.
Letra është dërguar Institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës, Zyrës së Këshillit të Evropës, Zyrës së BE-së në Prishtinë, OHCHR-it, Komisionerit të Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, UNMIK-ut dhe organizatës Civil Rights Defenders. Organizatat kërkojnë një hetim të pavarur mbi ligjshmërinë e deportimeve, shqyrtimin e shkeljeve të mundshme të të drejtave të njeriut dhe rekomandime për parandalimin e rasteve të ngjashme në të ardhmen.
Siç theksohet, personat e deportuar posedojnë edhe shtetësinë e Kosovës, e cila nuk u është revokuar zyrtarisht, ndërsa procedura është zbatuar pa vendim gjyqësor, çka përbën shkelje të dispozitave të Kushtetutës dhe konventave ndërkombëtare, përfshirë të drejtën për një gjykim të drejtë, lirinë e lëvizjes dhe të drejtën për jetën familjare.
Në mënyrë të veçantë theksohet se masa e ndalimit të hyrjes në Kosovë është vendosur pa vendim përfundimtar gjyqësor dhe pa ndonjë mjet efektiv juridik, gjë që, sipas tyre, tregon për një selektivitet politik në zbatimin e ligjit.
Letres i është bashkëngjitur një memorandum juridik me dispozita përkatëse të së drejtës ndërkombëtare dhe Kushtetutës së Kosovës.
Nënshkruesit përfshijnë: Women’s Right, OJQ AKTIV, CASA, NSI, InTER, ACDC, CPT, CSD, CSI, Gračanica Online, EMEG, HERC, FDMC, Qendra Humanitare Mitrovica dhe CRLS.

Vandalizohet obelisku i “UÇK-së” në Kaçanik
Hekurudha Durrës-Prishtinë, temë diskutimi në takimin Karakaçi-Basha
Ekspertët e arsimit: Nataliteti në rënie dhe emigrimi po zbrazin shkollat në Kosovë
Kosova në kongresin më të madh të endokrinologjisë në SHBA, nëpërmjet dr. Venera Berisha-Muharremi
Kosova hap objektin e përhershëm të Ambasadës në Londër
Kosovë-SHBA-NATO, nismë e re për forcimin e ndërveprimit ushtarak
Përfundon numërimi në të gjitha QKN-të, KQZ vazhdon me votat me postë dhe ato me kusht