Dubrovnik, 26 Gusht 2025
Procesi i pranimit në BE për Malin e Zi, Serbinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Kosovën nuk po përparon
Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul dëshiron ta nxisë procesin e zgjerimit të BE me këto vende.
Ai beson se Kroacia ka një rol kyç për të luajtur në këtë drejtim.
“Tani duhet t’i japim një shtysë të re zgjerimit për Ukrainën, Moldavinë dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor”, tha politikani i CDU-së gjatë një takimi me homologun e tij Gordan Grlic Radman në kryeqytetin kroat, Zagreb. “Shpresoj që Kroacia të luajë një rol aktiv dhe vendimtar si një shoqëruese”, shtoi ai.
Wadephul: Anëtarësimi në BE gjithmonë çështje gjeopolitike
Ndër vendet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi konsiderohet më i përparuari në procesin e pranimit në BE, por nuk është caktuar ende një datë për pranimin e tij. BE ka zhvilluar negociata pranimi me Malin e Zi dhe Serbinë që nga viti 2012 dhe 2014. Negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut filluan në vitin 2022. Bosnja dhe Hercegovina ka statusin e kandidatit për pranim, por ende nuk ka filluar negociatat. Kosova është një kandidat potencial për pranim.
Anëtarësimi në BE nuk është një proces thjesht teknik, por edhe një çështje gjeopolitike, tha Wadephul.
“Fqinjët tanë nuk duhet t’ia lëmë autokratëve që kërkojnë të ushtrojnë ndikimin e tyre përmes dezinformimit dhe korrupsionit ose të na fusin në varësi të reja”, paralajmëroi ai, pa përmendur vende si Rusia dhe Kina. Krahas procesit të zgjerimit, BE duhet të reformohet nga brenda për të qenë në gjendje të përballet me sfidat gjeopolitike si një Bashkim i aftë dhe i konsoliduar demokratikisht.
Urë për Ballkanin Perëndimor
Kroacia është e domosdoshme për procesin e zgjerimit, tha Wadephul. “Ju i dini vështirësitë e procesit të pranimit nga përvoja juaj. Kjo ju bën një urë midis Ballkanit Perëndimor”.
Kroacia ka rol “thelbësor që Evropa të vazhdojë të rritet, jo vetëm në aspektin e anëtarësimit, por edhe në forcë, kohezion dhe ndikim”. Kroacia ishte vendi i fundit që iu bashkua Bashkimit Evropian, në mesin e vitit 2013, dheështë gjithashtu anëtare e NATO-s.
Ministri i Jashtëm kroat Radman deklaroi se vendi i tij po merrte pjesë aktive në procesin e negociatave të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Ne nuk duam të shohim ndikim të palëve të treta mbi këto vende”, theksoi ai. Ballkani Perëndimor nuk duhet të mbetet “në një vakum gjeostrategjik”. Radmani shtoi: “Ballkani Perëndimorështë pjesë e Evropës; ata i përkasin gjeopolitikisht dhe gjeostrategjikisht BE.”

21 të vdekur nga shembja e një ndërtese në Gazë, e dëmtuar nga lufta
Përshkallëzohen luftimet në Jemen
Trump: Lufta me Iranin përfundon këtë vit
NATO pengon stërvitjen ruse për sabotimin e kabllove nënujore
25 vjet nga sulmet terroriste në ShBA
Aksidentohet autobusi turistik në Zvicër, raportohet për disa të vdekur
Thaçi mohon çfarëdo përfshirje në vrasje
Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë mbi aktgjykimin e Hagës
Shënohet viktima e parë nga Virusi i Nilit Perëndimor në Kosovë
Takohen Kurti e Hamza