Disa kosovarë u sulmuan fizikisht në një hotel në Ulqin, reagon LD në Mal të Zi
Ulqin, 25 Gusht 2025
Lidhja Demokratike në Mal të Zi ka reaguar për një rast në Ulqin , ku disa pushues nga Kosova u përballën me kushte të papranueshme në një hotel, u trajtuan me dhunë verbale e fizike, dhe u ofenduan në baza etnie nga pronari i objektit, gjë që tёrёsisht është një akt i papranueshëm dhe thellësisht i turpshëm.
Sipas kësaj partie është e papërfytyrueshme që në një vend turistik, ku pritet mikpritje dhe respekt, pushuesit të përballen me mungesë kushtesh elementare, dhunë ndaj grave dhe fëmijëve, si dhe diskriminim etnik. Një sjellje e tillë nuk dëmton vetëm qytetarët e lënduar drejtpërdrejt, por cenon rëndë imazhin e Ulqinit si destinacion turistik.
“Ne dënojmë me ashpërsinë më të madhe dhunën e ushtruar nga pronari i hotelit dhe fyerjet e rënda me bazë etnie ndaj kosovarëve. Njëkohësisht, shprehim shqetësim të thellë për mungesën e reagimit adekuat të policisë në vendngjarje, si dhe për dyshimet mbi fshehjen e provave.Kërkojmë nga organet e drejtësisë që të veprojnë menjëherë, të hetojnë me transparencë këtë rast dhe të nxjerrin para përgjegjësisë autorët e dhunës dhe të diskriminimit. Po ashtu, ftojmë Ministrinë e Turizmit dhe pushtetin lokal në Ulqin që të marrin masa konkrete për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla, deri në ndalimin e ushtrimit të kësaj veprimtarie, duke garantuar respektimin e të drejtave të çdo turisti, pa dallim etnie apo origjine”, thuhet nga kjo parti.
Të gjitha materialet e publikuara në këtë web janë pronësi e portalit dhe
mbrohen me ligjet për të drejtën autoriale.
Këto materiale nuk mund të kopjohen, shtypen apo të përdoren për çdo lloj
përfitimi material pa miratimin e drejtuesve të “Veritas Info”.
“Veritas Info” është themeluar me qëllim që të sigurojë akses të shpejtë
dhe të besueshëm në informacion, të promovojë dialogun ndërmjet
komuniteteve dhe të mbështesë transparencën dhe pjesëmarrjen aktive
qytetare në jetën shoqërore dhe demokratike.