Mitrovicë e Veriut, 21 Gusht 2025
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka bërë të ditur se Komuna ka ndarë 145 mijë e 500 euro subvencione për shëndetësi, nga të cilat kanë përfituar 602 familje.
Sipas tij, këto subvencione janë shpërndarë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025.
“Ky fond është investuar me qëllim që të lehtësojmë barrën financiare të qytetarëve dhe të mundësojmë qasje më të mirë në shërbimet shëndetësore”, ka shkruar Atiq.
Ai theksoi se shëndeti i qytetarëve mbetet prioriteti kryesor i tij. Në shkurt të këtij viti, qytetarë nga të gjitha komunitetet ishin paraqitur për të dorëzuar aplikimet për mbështetje financiare për shpenzimet mjekësore, të ofruara nga Komuna e Mitrovicës së Veriut.
Më 6 shkurt 2025, Komuna kishte njoftuar zyrtarisht se do të mbështesë financiarisht qytetarët për shpenzime të tilla.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë