18 gusht, 2025
Një akt vandalizmi ka ndodhur të dielën pasdite në komunën e Junikut, ku persona të panjohur kanë dëmtuar 11 autobusë të kompanisë së transportit “Juniku Reisen”.
Rastin e ka raportuar në polici pronari i kompanisë, i cili ka bërë të ditur se autobusët ndodheshin të parkuar në oborrin e kompanisë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, e ka konfirmuar ngjarjen për Telegrafin.
“Dje rreth orës 15:10 policia është njoftuar për një rast në Junik, ku ankuesi ka raportuar se në parkingun e kompanisë ‘Juniku Reisen’ i janë dëmtuar 11 autobusë”, ka deklaruar Gashi.
Ai ka shtuar se policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe dëmi i shkaktuar vlerësohet të arrijë rreth 50 mijë euro.
Për momentin, njësia e hetimeve rajonale po merret me rastin, ndërsa autorët e dëmtimit mbeten ende të panjohur.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit