Prizren, 18 Gusht 2025
Prokuroria në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve komunalë të Prizrenit nën dyshimin se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, duke i shkaktuar dëm Ministrisë së Kulturës në vlerë afër 16 milionë euro në rastin e rrënimit të kompleksit “Saraji i Vjetër”.
Sipas njoftimit të Prokurorisë të datës 18.08.2025, E.Th. dhe P.B. akuzohen se si persona zyrtarë në Komunën e Prizrenit i kanë tejkaluar kompetencat e tyre, duke i shkaktuar dëm Ministrisë së Kulturës dhe duke i mundësuar përfitim pasuror investitorit A.Xh.
Sipas Prokurorisë, P.B. si drejtor në Drejtorinë e Urbanizmit në Prizren ka pasur njohuri se “Saraji i Vjetër” është në kuadër të mbrojtjes së monumenteve kulturore dhe nuk e ka parandaluar rrënimin.
Ndërsa E.Th. si bashkëpunëtore profesionale në Komunën e Prizrenit më 05.01.2024 pas kërkesës së investitorit A.Xh. i ka lëshuar kushtet ndërtimore dhe më 15.01.2024 lëshon vendim për rrënimin e objekteve ekzistuese.
Sipas Prokurorisë, më 04.04.2024 i është lëshuar leja ndërtimore investitorit A.Xh. për të ndërtuar kompleks banesor në objektin e trashëgimisë kulturore.
Sipas Prokurorisë dëmi që këta dy të akuzuar i kanë shkaktuar trashëgimisë kulturore është në vlerë afër 16 milionë euro.
Lidhur me këtë aktakuzë që ka ngritur Prokuroria e Prizrenit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se do të mbajë konferencë për media më 19.08.2025.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari