16 gusht, 2025
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) ka realizuar ose është në proces të realizimit të katër projekteve të rëndësishme rrugore në komunën e Vitisë.
“Rruga alternative për Stubëll, nga rruga Anton Çeta deri te rruga Sejdiu, është njëri nga katër projektet që Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës i ka realizuar ose po i realizon në komunën e Vitisë”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Sipas tij, projektet e tjera rrugore në këtë komunë përfshijnë rrugën Viti – Korbliç – Kaçanik, rrugën për Mjak dhe Debelldeh, si dhe rrugën e Vërnakollës.
Vlera e investimit për rrugën alternative për Stubëll është 822,858 euro, ndërsa vlera totale e investimeve në infrastrukturën rrugore në komunën e Vitisë nga MMPHI gjatë këtij mandati kalon 8 milionë euro.
Kurti ka vlerësuar se kjo rrugë e bën më të lehtë dhe më të sigurt qarkullimin e banorëve të Stubëllës dhe fshatrave përreth, si edhe të vizitorëve të shumtë që vijnë për shkak të rëndësisë historike e kulturore të fshatit. Në Stubëll ndodhet edhe shkolla e parë shqipe në Kosovë, si dhe objekte të tjera të trashëgimisë kulturore.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit