Hagë, 15 Gusht 2025
Prej mbi një viti e gjysmë, Hashim Thaçi gjendet në paraburgim nën regjim të kufizuar vizitash — vetëm 5 takime mujore me miq e të afërm, krahas kufizimeve për familjen e ngushtë dhe përgjimit të vazhdueshëm.
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka kërkuar ndalimin e plotë të vizitave për tre vëllezërit e tij, Gani, Nazmi dhe Blerim Thaçi, duke i përfshirë në një listë me 14 persona që kërkohet të përjashtohen nga kontaktet me të deri në përfundim të gjykimit për krime lufte dhe pengim të drejtësisë. Sipas ZPS, disa vizitorë të konsideruar problematikë vazhdojnë ta takojnë Thaçin, duke mos e përjashtuar mundësinë e komunikimit të mesazheve të palejuara, gjë që pretendohet të jetë vërtetuar edhe përmes një videolidhjeje me Haxhi Shalën në shkurt 2025.
Mbrojtja e Thaçit e cilëson kërkesën të pabazuar, duke theksuar se vetëm 5 nga 14 personat e listës e kanë vizituar atë pas vendosjes së masave në nëntor 2023. Avokatja Sophie Menegon nënvizon se dy prej tyre janë miq të ngushtë, ndërsa një tjetër është pjesë e ekipit mbrojtës dhe i autorizuar për komunikim konfidencial.
Gjyqtarja e procedurës paraprake ka kërkuar sqarime shtesë nga Mbrojtja para se të marrë vendim për kërkesën e ZPS.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj