Beograd, 14 gusht 2025
Në Serbi protestat po shndërrohen në përplasje të ashpra mes protestuesve antiqeveritarë dhe mbështetësve të presidentit Aleksandar Vuçiq. Mbrëmë në Novi Sad, përveç policisë, për herë të parë në përleshje është përfshirë edhe Ushtria e Serbisë. Zyrtarisht raportohet se janë plagosur mbi 80 protestues dhe 27 policë.
Dhjetëra të plagosur, dëmtime pronash dhe rritje të tensioneve mes pushtetit dhe protestuesve janë bilanci i përplasjeve në disa qytete të Serbisë. Pas sulmeve të mbështetësve të partisë së Vuçiqit ndaj protestuesve, tubime janë mbajtur në rreth 30 qytete.
Në Novi Sad pati përleshje të ashpra, ku u plagosën edhe pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë – kjo është hera e parë që ushtria përfshihet në konflikte politike. Përleshje pati edhe në qytete të tjera, përfshirë Beogradin, ku policia përdori gaz lotsjellës për t’i ndaluar protestuesit që të afroheshin te selia e Partisë Përparimtare Serbe. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë plagosur 27 policë dhe të paktën 80 qytetarë.
“Nuk do të ketë luftë civile. Ata tregojnë dëshpërim sepse janë pak. I ftoj të ulemi dhe të bisedojmë. Nuk do të ketë mëshirë për banditët dhe huliganët”, ka deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka theksuar se qëllimi është shpëtimi i jetës së të gjithëve.
“Shumë prej këtyre oficerëve të policisë kanë lëndime të rënda trupore. Ajo që është e rëndësishme është t’i bëjmë thirrje të gjithëve për paqe”, ka thënë ai.
Lëvizja studentore e akuzoi pushtetin për provokim të qëllimshëm të përleshjeve dhe mbrojtje të militantëve partiakë që sulmojnë qytetarët, ndërsa opozita e cilësoi dhunën si aksion të planifikuar për t’i frikësuar ata.
“Gjatë pesë viteve të fundit ne kemi protestuar për arsye të ndryshme. Mesazhi për Vuçiqin është i qartë – nuk mund të sundosh me forcë. Ky protest është vetëm një pikë në oqeanin e atij rebelimi”, ka deklaruar Aleksandar Jovanoviq Cuta, deputet nga “Kryengritja Ekologjike”.
Sipas vlerësimeve, pas protestave disamujore, kjo përshkallëzim i fundit bart rrezikun që ato të shndërrohen në një përplasje të hapur mes partisë që kontrollon shtetin dhe qytetarëve që kërkojnë ndryshim politik.

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit