Beograd, 14 gusht 2025
Qytetarë nga e gjithë Serbia u mblodhën të enjten për të protestuar pas incidenteve të shumta që ndodhën gjatë dy ditëve të fundit. Protestuesit u sulmuan nga mbështetës të Partisë Përparimtare Serbe, ndërsa policia, sipas dëshmitarëve, nuk reagoi ndaj këtyre sulmeve.
Sipas Deutsche Welle, regjimi i presidentit Aleksandar Vuçiq po përpiqet, përmes provokimeve dhe përdorimit të njësive paraushtarake, ta çojë vendin drejt një lufte civile.
Në Novi Sad, protestuesit kanë thyer zyrat e Partisë Përparimtare Serbe dhe kanë lyer me bojë muret e jashtme të tyre.
Një natë më parë, protestat kulmuan kur mbështetës të SNS-së përdorën mjete piroteknike për të sulmuar protestuesit. Ky incident shënon një përshkallëzim të mëtejshëm të protestave që po zgjasin prej nëntë muajsh, të nxitura nga tragjedia në stacionin hekurudhor ku humbën jetën 16 persona dhe nga akuzat për korrupsion. Ndërkohë, presioni ndaj Vuçiqit dhe partisë së tij po rritet vazhdimisht.

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit