E enjte, 14 Gusht 2025
Në prag të samitit në Alaskë, një thirrje e përbashkët virtuale mes Presidentit të SHBA-së, presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy dhe liderëve evropianë shërbeu për të unifikuar qëndrimet ndaj luftës në Ukrainë.
Në një postim në X, pas bisedës virtuale, Shefi i NATO-së u shpreh se vlerëson lidershipin e presidentit amerikan dhe se “topi tashmë është në fushën e Putinit”.
“Takim i shkëlqyer me presidentin amerikan, presidentin ukrainas si dhe udhëheqësit evropianë përpara takimit të Presidentit Trump me Putinin në Alaska. Jemi të bashkuar në përpjekjet për t’i dhënë fund kësaj lufte të tmerrshme kundër Ukrainës dhe për të arritur paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Vlerësoj lidershipin e Donald Trump dhe koordinimin e ngushtë me aleatët. Topi tani është në fushën e Putinit.”
Ndërsa samiti pritet të fokusohet në hapat e mëtejshëm drejt paqes, vëmendja mbetet te Putini dhe qëndrimi i tij ndaj kërkesave të bashkuara të Perëndimit.

Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Tragjedi hekurudhore në Spanjë, 46 të vdekur nga përplasja mes trenave
Trump mund të urdhërojë sulm të ri ndaj Iranit, ushtria amerikane në gatishmëri
Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit