Itali, 14 Gusht 2025
Të paktën 22 migrantë kanë humbur jetën pasi dy anije u fundosën në Mesdhe të mërkurën, sipas agjencive humanitare.
Rreth 60 persona janë shpëtuar, ndërsa shumë të tjerë konsiderohen ende të zhdukur. Ky është incidenti më i fundit në këtë zonë detare, ku migrantët shpesh rrezikojnë jetën në përpjekje për të arritur në Evropë.
Kryqi i Kuq njoftoi për AFP se 56 burra dhe katër gra kanë shpëtuar nga fundosja e anijeve me migrantë. Ende nuk dihet numri i saktë i personave që ndodheshin në bord, por dihet se ato ishin nisur nga Zavija dhe Tripoli në Libi, mbrëmjen e së martës.
Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, duke cituar dëshmitë e disa të mbijetuarve, njëra nga anijet filloi të marrë ujë dhe disa migrantë u transferuan në anijen tjetër, e cila u mbingarkua dhe po ashtu filloi të fundoset.
Ndër viktimat e para të transportuara në morgun e Lampedusës ishin një foshnjë e porsalindur, tre fëmijë, dy burra dhe dy gra.
“Dhimbje e madhe për tragjedinë e një tjetër anijeje pranë bregut të Lampedusës, ku UNHCR po asiston të mbijetuarit. Deri tani janë gjetur 20 trupa dhe po aq persona rezultojnë të zhdukur”, shkroi në rrjetet sociale Filippo Ungaro, zëdhënës i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.
Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, konfirmoi fundosjen e dy anijeve, duke deklaruar se ngjarja ndodhi rreth 14 milje detare larg Lampedusës.
Sipas disa mediave, në dy anijet ndodheshin gjithsej 97 persona. UNHCR-ja raportoi se vetëm gjatë këtij viti janë regjistruar 675 viktima nga rrëzimet e anijeve me migrantë që kanë tentuar të kalojnë Mesdheun.
Deri të mërkurën, Ministria e Brendshme italiane ka regjistruar 38.263 migrantë të mbërritur në brigjet e Italisë në vitin 2025.
Piantedosi theksoi se ky rast tregon edhe njëherë urgjencën për të parandaluar udhëtimet e rrezikshme detare që nisen nga vendet e Afrikës së Veriut. Qeveria italiane e kryeministres Giorgia Meloni ka arritur marrëveshje me disa shtete të këtij rajoni, duke ofruar fonde dhe trajnime në këmbim të bashkëpunimit për ndalimin e nisjes së migrantëve drejt Italisë.

Trump urdhëron ushtrinë amerikane të pezullojë sulmet ndaj Iranit, raportojnë mediat amerikane
Shkarkohet nga detyra kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Entiteti i Bosnjës, Republika Serbe lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Europol godet rrjetin e kontrabandës së migrantëve përmes Serbisë
SHBA nis valë të re ajrore kundër Iranit
Mali i Zi mbyll sot dy kapituj të tjerë negociatash me BE-në
Dëshmitari në rastin “Ibër-Lepenci”: 20 nga 24 mostrat përputheshin me ADN-në e të akuzuarit Viqentijeviq
Këshilli i Partisë Demokratike Popullore në Nikshiq nis një iniciativë drejtuar Asamblesë së Qytetit për të tërhequr njohjen e Kosovës
Punimet në Parkun Industrial në Frashër avancojnë, shtohet interesi i bizneseve për investime
Aktakuzë ndaj 57-vjeçarit që qëlloi me kallashnikov drejt autobusit në Malishevë