Prishtinë, 12 Gusht 2025
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vlerësuar lart rolin e Doganës së Kosovës, në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj doganorë dhe në shënimin e 26-vjetorit të themelimit të këtij institucioni.
Në fjalën e tij, Kurti theksoi se Dogana e Kosovës ka qenë më shumë se një institucion fiskal.
“Ka qenë shtyllë e mbrojtjes së sovranitetit shtetëror, një mekanizëm i domosdoshëm për sigurinë ekonomike dhe një vijë e parë kundër kontrabandës, korrupsionit dhe krimit të organizuar”, deklaroi ai.
Kurti kujtoi rrugën e vështirë që ka kaluar Dogana në këto 26 vite, përfshirë vitet pas luftës, sfidat për konsolidimin e kufijve, si dhe sulmet në veri të vendit, ku pikat doganore janë djegur dhe shkatërruar nga grupe kriminale të mbështetura nga Serbia.
Ai nderoi sakrificën e oficerëve policorë që kanë dhënë jetën në krye të detyrës. “Do të kujtojmë gjithmonë heronjtë tanë Enver Zymberi dhe rreshter Afrim Bunjaku”, tha ai.
Duke folur për rezultatet e punës së Doganës, Kurti theksoi se nën qeverisjen e tij janë ndërmarrë hapa të qarta për forcimin e rendit dhe ligjit në të gjithë territorin, përfshirë edhe veriun e Mitrovicës.
“Rezultatet janë të dukshme kemi rritje të ndjeshme të konfiskimeve, kontroll më të madh në kufij dhe të hyra rekord për shtetin”, shtoi ai.
Ndërkaq, ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se Dogana e Kosovës është njëra prej institucioneve kyçe në vend dhe kësisoj mund të flitet për shumë suksese dhe të arritura. “Kemi pasur rritje dyshifrore në vazhdimësi të të hyrave doganore pa ndryshuar ndonjë politikë fiskale. Kjo është arritur falë angazhimit të oficerëve doganorë për ta luftuar kontrabandën dhe krimin e organizuar”, tha Murati.
Një tjerët e arritur e këtyre viteve sipas tij ka qenë edhe kthimi i terminaleve doganore në pronësi të shtetit. E kjo, sipas tij, e ka lehtësuar edhe koston financiare të shumë bizneseve.
E drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, në fjalën e tij gjatë ceremonisë, theksoi aspektet kyçe të punës së institucionit që drejton dhe të arriturat përgjatë viteve. Ai shprehu mirënjohje për të gjithë punonjësit e Doganës, duke i vlerësuar për punën me integritet dhe përkushtim.
“Dogana është orientuar drejt praktikave evropiane, duke ndjekur standardet e Bashkimit Evropian në funksionimin e saj”, tha Llugaliu.Ai kujtoi se në fillimet e pasluftës, institucioni është përballur me sfida serioze, përfshirë mungesën e sundimit të ligjit dhe shfaqjen e krimit të organizuar.
“Me bashkëpunim institucional, kemi arritur të neutralizojmë grupe të fuqishme të krimit të organizuar në gjithë territorin e Kosovës. Megjithatë, pjesa veriore e Mitrovicës ka vazhduar të jetë sfiduese deri në vitet e fundit”, theksoi Llugaliu.
Ai shtoi se falë veprimeve konkrete në veri të Mitrovicës është arritur rikthimi i funksionalitetit të plotë të shtetit në gjithë territorin e Kosovës.Llugaliu përmendi gjithashtu rritjen e të hyrave dhe luftën e pandërprerë kundër ekonomisë informale.
“Që nga themelimi, Dogana e Kosovës ka mbledhur rreth 22 miliardë euro. Ndërsa, këtë vit pritet që, për herë të parë, të tejkalohen dy miliardë euro të hyra brenda një viti fiskal”, deklaroi ai.

Kurti: Zgjedhja e presidentit kërkon bashkëpunim me opozitën
Rudolph: Është e rëndësishme që Radojçiqi dhe grupi i tij të përballën me drejtësinë
Kurti dhe Haxhiu nderojnë Rugovën, Demaçin dhe heronjtë e Kosovës
Rizvanolli: Mbi 2.2 milionë euro investime për përmirësimin e furnizimit me ujë në Podujevë dhe disa fshatra
Partnerët ndërkombëtarë financojnë tranzicionin e gjelbër të ndërmarrjeve kosovare
Qeveria dhe Presidenca shënojnë 27-vjetorin e çlirimit të Kosovës, homazhe dhe aktivitete gjatë ditës së sotme
Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Deçanit investojnë mbi 2.6 milionë euro për banim social