Sipas raportit të fundit të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, deri në orën 22:00 të së dielës, 10 gusht, në territorin e Kosovës janë regjistruar gjithsej 74 vatra zjarri. Nga ky numër, 22 janë ende aktive, ndërsa 52 janë lokalizuar.
Situata më kritike është në fshatin Kçiq i Vogël, komuna e Mitrovicës, ku është kërkuar ndihma nga KFOR-i, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës. Në shuarjen e zjarrit janë angazhuar njësitë nga Mitrovica e Jugut dhe Veriu, Zubin Potoku, Prishtina, Vushtrria, si dhe Njësia Kombëtare për shuarjen e zjarreve nga toka (GFFF).
Sipas Agjencisë, komunikimi me Qendrat Operative Emergjente (QOE-112) dhe me Njësitë Profesionale të Zjarrfikës dhe Shpëtimit po zhvillohet pa ndërprerje, ndërsa ndërhyrjet po bëhen sipas prioriteteve në terren.
Menaxhimi i situatës po koordinohet nga Qendra Operative e Agjencisë, e cila ka shprehur mirënjohje për përkushtimin dhe angazhimin e zjarrfikësve në përballjen me flakët.
Agjencia njofton se publiku dhe institucionet përgjegjëse do të informohen me kohë për çdo ndryshim të situatës në terren.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit