Leposaviq, 11 Gusht 2025
Policia e Kosovës njofton se dje pak para orës 15:00 në fshatin Vuçë, komuna Leposaviq, derisa Policia Kufitare ishte në patrullim ka ndaluar një veturë golf, e cila lëvizte në drejtim të tyre dhe e cila ishte pa targa.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, ka thënë se pas ndalimit të veturës, kërkimit të dokumenteve dhe kërkesës së policëve që dy personat të dalin nga vetura, njëri nga ta duke e shfrytëzuar terrenin ka ikur.
“Policia është vënë në ndjekje dhe pas një kohe ai ka ndaluar, ka nxjerrë diçka nga brezi dhe ua ka drejtuar policëve. Njëri polic ka shkrepur një të shtënë nga arma e tij, ndërsa personi ka ikur. Më vonë i njëjti është paraqitur në Polici së bashku me avokatin e tij dhe që të dy personat janë të palënduar. Hetimet janë duke u zhvilluar nga IPK-ja me autorizim të prokurorit të Shtetit. Në fund personi është liruar, ndërsa i është shqiptuar tiketë për mosposedim të patentës së shoferit dhe mospërfillje e urdhrave të ligjshëm”, tha ai.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Kërcënohen me vrasje Ramush dhe Daut Haradinaj
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit