Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka publikuar raportin mbi gjendjen e zjarreve për periudhën nga ora 14:00 deri në 20:00 të datës 9 gusht 2025.
Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Operative, gjatë kësaj kohe janë regjistruar gjithsej 40 vatra zjarri, nga të cilat 15 mbeten ende aktive, ndërsa 25 janë lokalizuar me sukses.
Situata më e rënduar është në fshatin Dumnicë të Komunës së Podujevës, ku është kërkuar ndihmë edhe nga njësi të tjera.
“Në fshatin Dumnicë, situata është më e rënduar dhe është kërkuar asistencë nga njësi të tjera. Në operacion janë angazhuar njësitë e Prishtinës, Vushtrrisë dhe Mitrovicës, si dhe është bërë kërkesë për ndërhyrje ajrore nga KFOR-i për shuarjen e zjarrit”, thuhet në njoftim.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi