Kosova dhe shtetet e rajonit, për momentin, nuk kanë raportuar asnjë rast të virusit të mushkonjave, i cili po përhapet me shpejtësi në Kinë. Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bëjnë të ditur se po e monitorojnë nga afër situatën, duke pasur parasysh se raste të këtij virusi janë regjistruar edhe në disa vende të Evropës.
Bëhet fjalë për virusin chikungunya, që transmetohet nga mushkonjat e infektuara dhe që brenda një kohe të shkurtër ka infektuar mbi 7 mijë persona në Kinë. Simptomat përfshijnë ethe të larta dhe dhimbje të kockave, të cilat mund të zgjasin me muaj apo edhe vite.
Deri në fund të korrikut, raste të infektimit janë raportuar edhe në Francë dhe Itali.
“Deri më sot, në Kosovë dhe në shtetet e rajonit nuk është raportuar asnjë rast me chikungunya. Ngrohja globale dhe importimi i vezëve të mushkonjave përmes mjeteve transportuese (makina, goma, mallra) rrisin rrezikun. IKShPK bën monitorimin aktiv të situatës epidemiologjike dhe ecurisë së virusit chikungunya në vendet e tjera, dhe raportimi bëhet në takimet tona të rregullta”, deklaroi Era Pireva–Bislimi, zyrtare për informim në IKShPK.
Infektologu Hamdi Ramadani thekson se nevojitet kujdes i shtuar nga institucionet shëndetësore, pasi ekziston mundësia e futjes së virusit në Kosovë përmes ndonjë personi të infektuar.
“Duhet të kemi kujdes maksimal nga ekipet shëndetësore dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, duke vëzhguar me kujdes ardhjen e mundshme të qytetarëve nga Kina, por edhe nga vende të tjera. Situata duhet monitoruar dhe kontrolluar për të parë nëse mund të paraqitet edhe tek ne, pasi rreziku i importimit ekziston”, u shpreh Ramadani.
Ky virus është i zakonshëm në Azinë Jugore, Juglindore dhe në disa pjesë të Afrikës.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi