Në fshatin Mushnikovë të Prizrenit ka ndodhur një tragjedi ku ka humbur jetën një 61-vjeçar.
Sipas njoftimeve të policisë, ai, pasi kishte parkuar veturën, po vendoste një gur si siguri prapa saj, kur automjeti papritur kishte lëvizur mbrapa, e kishte goditur dhe e kishte rrëzuar nga një mur mbi gjashtë metra i lartë.
Edhe pse fillimisht kishte shenja jete, ai ka ndërruar jetë gjatë transportit drejt ambulancës në Reçan. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore, ndërsa prokurori ka urdhëruar fillimin e rastit “Hetim i Vdekjes”.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi