Prishtinë, 8 gusht 2025
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtori ekzekutiv i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Genc Metaj, vizituan sot familjen e zjarrfikësit Sefadin Osmanaj, në njëvjetorin e rënies së tij në krye të detyrës.
Sipas njoftimit të Zyrës për Informim të Kryeministrit, vizita u zhvillua në shtëpinë e familjes Osmanaj në Vitomiricë të Pejës, ku delegacioni u prit nga babai i të ndjerit, Shaban Osmanaj, bashkëshortja Gjejrane dhe dy djemtë, Erjoni dhe Edi. Gjatë vizitës, së bashku me familjarët, ata vendosën lule të freskëta pranë varrit dhe përmendores së tij në Trubuhoc, komuna e Istogut.
Sefadin Osmanaj do të kujtohet gjithmonë me mirënjohje të thellë për përkushtimin dhe sakrificën e tij në kryerjen e detyrës fisnike të zjarrfikësit.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi