Prishtinë, 07 Gusht 2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve [KQZ] ka njoftuar se është duke vazhduar periudha për verifikimin dhe ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës për zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale.
Kjo periudhë, e cila ka filluar më 28 qershor, do të përfundojë më 29 gusht 2025.
“Deri më sot (e enjte, 7 gusht, ora 09:00) përmes platformës elektronike https://qv.kqz-ks.orgjanë pranuar 1.748 aplikime për ndërrim të Qendrës së Votimit brenda komunës, prej të cilave janë aprovuar 1.581, ndërkaq janë refuzuar 167. Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk kanë bashkëngjitur fotografinë e tyre duke mbajtur në dorë dokumentin identifikues”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Ndërrimi i qendrës së votimit brenda komunës është në vullnetin e votuesve, në rastet kur e shohin të nevojshme, në mënyrë që ta caktojnë atë sa më afër vendbanimit të tyre.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi